Trajneri i Romela Begaj akuzon: Këtu kanë gisht ndërkombëtarët!
Peshëngritja Romela Begaj ka rezultuar sërish pozitive në testet anti-doping, duke shkaktuar polemika të shumta. Gjithsesi trajneri dhe bashkëshorti i saj Gazmend Hakcani është shprehur se Begaj nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë testin B.
“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B”, deklaroi Hakcani.
Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit. Pëshëngritsja nëse del sërish pozitiv në testet e radhës rrezikon që të pezullohet për 4 vjet, ose përgjithmonë nga sporti.
KOHA JONË SONDAZH

