Trajneri i Romës për Asllanin: Lojtar titullar kudo

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi i ka thurur elozhe futbollistit të Kombëtares dhe Interit, Kristjan Asllani. De Rossi është pyetur për repartin e mesit të fushës së verdhekuqve dhe ka bërë një krahasim me mesfushorët.

“Për mua është avantazh të kem lojtarë të zotë në mesin e fushës por shikoni çfarë kualiteti ka tek Interi. Zikaltërit mbajnë në stol Asllanin e Fratessin që në çdo skuadër tjetër do të ishin titullar”.

Asllani po kalon një moment shumë të mirë tek Interi ku si zëvendësuar i turkut Calhanoglu ka marrë më shumë minuta ndërsa ndeshjen ndaj Fiorentinës dha assist dhe luajti nga fillimi në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?