Trajneri i Serbisë shpërthen ndaj kritikëve: Dje isha mbret, tani nuk marr vesh nga futbolli!

Trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkovic, ka folur hapur në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “L’Équipe”, ku ka zbuluar se pas përfundimit të Kampionatit Evropian Euro 2024 në Gjermani, i kishte ofruar dorëheqjen Federatës së Futbollit të Serbisë, por ajo ishte refuzuar.

“Pas Evropianit propozova që të largohem nga Federata. M’u tha: jo, vazhdojmë më tej,” tha Stojkovic.

Në intervistë, ai ka folur edhe për presionin publik që përjeton një trajner kombëtareje në kohën e rrjeteve sociale, duke e përshkruar si një realitet të ashpër dhe të padrejtë: “Në rrjetet sociale ta presin kokën menjëherë! Dje isha mbret, sot nuk marr vesh asgjë nga futbolli. Çdokush mund të thotë çfarë të dojë. Flasin për familjen tënde, për orën që mban në dorë…”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse zgjodhi të bëhet trajner i Serbisë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Stojkoviç theksoi se kishte një njohje të thellë me brezin aktual të lojtarëve të kombëtares dhe besonte se mund të ndërtonte një skuadër konkurruese.

“U bëra selektor i Serbisë sepse e njihja mirë këtë brez lojtarësh. E dija që me ta mund të arrija diçka,” u shpreh ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?