Trajneri i Shakhtar paralajmëron Interin: Në “San Siro” do të sulmojmë!
Shakhtar Donesk do të përballet me Interin të mërkurën në mbrëmje, teksa mund të sigurojë kualifikimin me një fitore. Trajneri i ekipit ukrainas, Luis Castro, është shprehur se skuadra e tij ka ardhur në Milano për të sulmuar dhe jo për t’u mbrojtur.
“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, por jemi gati dhe të ndërgjegjshëm se me kë do të përballemi. Duhet shumë kujdes, por edhe shumë kurajo. Nesër do të vendoset, mungojnë vetëm disa detaje për të sistemuar në lojë. Nga ndeshja e fundit ndaj tyre kemi mësuar dhe jemi gati.
Çdo skuadër ka vështirësi ndaj Interit. Pas shortit të gjithë thonin që do të ishte e vështirë, në grupin më të fortë, tani jemi aty në garë edhe pse askush nuk besonte. Duhet të sulmojmë më shumë se ndeshja e parë, nuk jemi këtu për t’u mbrojtur”, deklaroi strategu i Shkahtar-it. /R.Lika-Koha Jone/