Trajneri i Izraelit kërcënon Shqipërinë: Tani është koha të luajmë në shtëpinë tonë!

Trajneri i Izraelit, Andy Herzog ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj kombëtares sonë që do të luhet nesër në orën 20:45. Strategu i njohur nuk e fshehu faktin se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Skocisë, ndërkohë që sipas tij problem do të jetë fakti se kanë pasur një kohë më të shkurtër se kuqezinjtë. Herzog kërkon që të vijohet ecuria pozitive, duke u mbështetur edhe nga tifozët vendas, të cilët do të mbushin stadiumin “Toto Turner” prej 14 mijë vendesh.

“Jemi të lumtur që mundëm Skocinë, por 50 minuta pas ndeshjes ju thash futbollistëve që bënë një perfomancë të mirë, por që duhet të mbanin përqendrimin për ndeshjen tjetër sepse ka pak diferencë mes dueleve. Kemi bërë vetëm një stërvitje, nuk duhet të jemi shumë më të lodhur se ta ndaj dhe do të shohë për futbollistët që janë më të lodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të që të jesh i suksesshëm, duhet të luash dy ndeshje në javë, futbollistët duhet të përshtaten me këtë gjë, dhe duhet të përshtaten me kalimin e viteve për të qenë më të rëndësishëm. Duhet të marr vendime të zgjuara, rikuperimi ka qenë i shpejt, futbollistët e zgjuar duhet ta pranojnë. Ekipi do të jetë në 100 për qind të formës, pasi do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve për të bërë një ndeshje të mirë. Kemi vetëm një fitove, ndaj nuk kemi asgjë. U thash futbollistëve: ‘Tani e di se çfarë dua nga ju’, por pres gjithmonë shumë e më shumë prej tyre. Tani është koha t’u tregojmë se është e vështirë për ta në shtëpinë tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diferenca me ndeshjen e parë? Është një ndeshje që do të luhet në shtëpinë tonë, është një ndryshim i madh, tani kemi bërë më shumë ndeshje dhe stërvitje së bashku. Është më e thjeshtë kur i njeh futbollistët e tu. Kemi gjetur paqen dhe është e rëndësishme ta tregojmë edhe nesër. Duhet të japim maksimumin që nga minuta e parë.

Mbrojtja e Shqipërisë? Në ndeshjen e parë kishim shanse të mira kur rezultati ishte 0-0, por më pas me ndryshimin e rezultatit, nuk ishte shumë e thjeshtë. Me Skocinë isha më i kënaqur nga puna e bërë në repartin e avancuar. Një ekip i mirë mendon për të sulmuar, teksa ndaj tyre (Skocisë) bëmë një ndeshje të shkëlqyer”, tha Andy Herzog para ndeshjes. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?