Trajneri i Southampton: E pashë Brojën me Shqipërinë, është kërcënim për rivalët!
Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, ka vlerësuar Armando Brojën, pas golit të shënuar sot nga sulmuesi i talentuar. Sipas strategut, paraqitja e mirë me Shqipërinë e ndihmoi për ta vendosur në formacion.
“Broja? Kur luajti nga minuta e parë me Sheffield, nuk isha shumë i impresionuar prej tij. Sot më pëlqeu më shumë perfomanca e tij. Goli do t’i japi besim Brojës dhe me të vërtetë që ky djalosh ka diçka të veçantë.
Është kërcënim te zona rivale dhe ka shpejtësinë e duhur për të arritur te një mbrojtës dhe që të godas portën. Adams ishte i dëmtuar, na duhej një sulmues i madh.
Armando shënoi me Shqipërinë dhe mendova se do të ishte momenti i duhur për të që të na tregonte se mund të luajë për 90 minuta. Ai na tregoi se mund të na ndihmojë, kjo është një gjë e mirë”, tha Hasenhutl.

KOHA JONË SONDAZH

