Trajneri i Southampton kritikon Brojën: Ka potencial, por duhet të mësojë ende!
Armando Broja ende nuk e ka bindur trajnerin e Southampton, Ralf Hasenhuttl, i cili i dha shansin që të luajë në sfidën e Kupës, por sulmuesi shqiptar humbi një penallti. Pas ndeshjes kritikat në drejtim të sulmuesit shqiptar nuk munguan, por perspektiva është e mirë sipas strategut.
“Në fillim duhet të punosh për të luftuar në ndeshje dhe kjo ishte pak problem të martën për të. Ai nuk u angazhua sa duhet në ndeshje hasi vështirësi. Kjo është ajo që Broja duhet të mësojë.
Ai ka disa cilësi, por gjithashtu duhet të punojë shumë më tepër për të arritur në pozicionet e duhura. Nëse ndodh kjo, ai është i fortë. Pra, si staf teknik duhet të punojmë me të. E thashë një herë është një lojtar i ri me potencial, por ka ende shumë gjëra për të mësuar”, deklaroi trajneri. Broja këtë sezon po luan në formë huazimi nga Chelsea, skuadër me të cilin firmosi një kontratë 5-vjeçare në fillim të sezoni. /R.Lika-Koha Jone/