Trajneri i Torinos konfirmon Berishën titullar pas super ndeshjes ndaj Interit
Etrit Berisha do të jetë serish titullar në Serinë A ndaj Genoas pas super ndeshjes që zhvilloi ndaj Interit. Konfirmimi ka ardhur nga trajneri Juric në konferencën për shtyp.
“Berisha i konfirmuar nga minuta e parë? Po. Genoa ka ndryshuar shumë që nga janari dhe po marrin shumë barazime. Do të jetë e vështirë.”, ishte përgjigja e Juriç para gazetarëve, duke bërë të qartë se tashmë gardiani kuqezi ka fituar vend më të rëndësishëm në hierarkinë e skuadrës kundrejt Milinkoviç-Saviç.
Juric ka treguar se nuk ka harruar atë që kishte ndodhur pak ditë më parë ndaj Interit.“Akuza apo ndjesë për episodin? Jo, ende asnjë. Luajtëm shumë mirë kundër Interit, na u deshën disa ditë që të hiqnim nga mendja faktin që nuk fituam. Ishte shumë e rëndë”, deklaroi Juric.
KOHA JONË SONDAZH

