Trajneri i Veronës elozhe për Kumbullën: Ka shumë potencial, nuk e di ku do shkojë!
Në fillim të sezonit, asnjë nuk do të mendonte se te Verona ishte një super talent, i cili ende nuk kishte treguar vlerat e tij. Por me kalimin e javëve, të gjithë e kuptuan potencialin e vërtet të djaloshit shkodran, Marash Kumbulla.
Futbollisti i Kombëtares sonë fitoi menjëherë besimin e trajnerit, Ivan Juric, i cili e aktivizoi pa frikë në ndeshjet e mëdha. Ai ja shpërbleu në mënyrën më të mirë, ndërkohë që tashmë ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.
Në një intervistë për median kroate “Slobodna Dalmacija”, strategu i verdhebluve ka folur mes të tjerash edhe për Kumbullën. Mbrojtësi është në bisedime me Interin dhe disa skuadra italiane, teksa strategu ka zbuluar situatën: “Të shohim se ku do të shkojë, ka shumë potencial. Mund të rritet ende. Erdhi nga sektori i të rinjve dhe e kemi promovuar menjëherë gjatë këtij sezoni”. /R.Lika-Koha Jone/