Trajneri i Vllaznisë refuzon të kryejë karantinimin e detyruar

Mirsad Jonuz ndodhet në Maqedoninë e Veriut teksa ka lënë Shqipërinë që në momentin kur “COVID-19” u identifikua në vendin tonë. Trajneri i Vllaznisë duhet të rikthehet në Shkodër sepse të gjithë janë me sytë nga qeveria nëse do të lejojë ose jo rifillimin e futbollit.

Megjithatë është shumë e rëndësishme që çdo kush që kthehet nga jashtë t’i nënshtrohet një periudhe karantinimi 2-javore. Ky rregull siç duket nuk ka lënë të kënaqur , i cili është shprehur se është kundër mbylljes për 14 ditë.

Tekniku i shkodranëve duhet t’i marrë masat mirë sepse rregullat janë të njëjta për të gjithë. Në Shkodër e presin për t’u rikthyer sepse javën e ardhshme gjasat janë që të nisë stërvitja duke ruajtur distancimin fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?