Trajneri kosovar: Nëse luaj nesër me Ballkanin ndaj Bayernit, nuk pësoj 8 gola si Barça!
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili njihet për karakterin e tij shumë të veçantë, është bërë sërish protagonist me një deklaratë. Së fundmi, trajneri i ftuar në emisionin “Kampionët”, nuk ka mundur të mos prekë edhe ndeshjen mes Barcelonës dhe Bayern Munich të fituar nga këta të fundit me rezultatin, 2-8.
Munishi shprehet i sigurt se nëse ai me Ballkanin luan kundër Bayern-it nuk pëson 8 gola, ndërsa thekson se gjermanët i respektuan katalanasit pasi mund t’iu shënonin edhe 15 gola.
“Nuk mundesh ti në krye të Barcelonës të pësosh 8 gola, a je në terezi. Unë të luaj nesër me Ballkanin, tetë gola s’i pësojmë. Kurrë! Shkon ti trajneri i Barcelonës, me alamet lojtarësh dhe thotë ky që nuk i kanë respektuar.
Bayerni i respektoi, sepse mund të shënonte 15 gola. I respektuan mirë. Nuk dua të bëhem trajner i Barcelonës, se ekzagjerohet shumë, por ata duhen të kthehen në identitet”, u shpreh Munishi.