Trajneri që thuajse i shkatërroi karrierën, e shtyu Roberto Carlos drejt Realit

Roberto Carlos është tashmë një legjendë e “Los Blancos”, teksa la gjurmë në vitet që u aktivizua në “Santiago Bernabeo”. Nëse Roberto Carlos do ta ndihmonte Real Madridin të fitonte kaq shumë tituj, klubi i bardhë i detyrohet një njeriu: Roy Hodgson.

Në vitin 1995, Massimo Moratti mori përsipër shkëlqimin e Interit. Dhe, midis basteve të tjera, ai nënshkroi me Paul Ince, Javier Zanetti dhe një anësor të ri brazilian nga Palmeiras, Roberto Carlos. Në lojërat e tij të para, braziliani shkëlqeu dhe u zbulua si golashënues.

Sidoqoftë, rezultatet nuk po vinin dhe Hodgson mori përsipër stolin zikaltër. “Roy Hodgson më shkatërroi, më bëri të luaja në mesfushë. Kështu, nuk do të kisha ndonjë mundësi të luaja për ekipin kombëtar. Dhe atje ishte “Copa América” më 1997. Nuk është se kemi shkuar keq, por unë nuk dija shumë për futbollin asokohe dhe mund të isha djegur”, kujtoi Roberto Carlos.

 

SHKARKO APP