Trajneri Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb
Veç një ndeshje larg një kualifikimi historik është Shkupi, siç do të ishte kalimi në tretë në Champions League. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Kroaci, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të presin nesër Dinamon e Zagrebit, ku do të kërkohet kalimi më tej.
Para ndeshjes, ka folur edhe trajneri i shkupjanëve, Goce Sedloski, i cili u shpreh se beson te kualifikimi, por është i vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë.
”Pas asaj ndeshjeje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje ne kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.
KOHA JONË SONDAZH

