Trajneri serb: Po të bëhemi bashkë me Shqipërinë heqim Anglinë

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë së bashku në ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026, duke na rikthyer në kujtesë ndeshjen e vitit 2014 midis dy kombëtareve. Teksa kjo ndeshje pritet me entuziazëm, trajneri serb në Shqipëri, Ivan Gvozdenoviç, ka një tjetër formulë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Gvozdenoviç tha me humor që Shqipëria dhe Serbia mund t’i marrin së bashku vendin e parë dhe të dytë Anglisë, që është në të njëjtin grup.

“Shorti është i vështirë, grupi është i fortë dhe interesant. I fortë sepse kemi Anglinë brenda, interesant sepse kemi një ndeshje midis Shqipërisë dhe Serbisë. Nëse jemi bashkë, heqim nga loja Anglinë dhe do kapim vendin e parë dhe vendin e dytë, prapë ne jemi në rregull”, tha trajneri serb Ivan Gvozdenoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në eliminatoret për Botërorin 2026, Shqipëria është në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Swiss Digital Mobile Reklama
Trajneri serb: Po të bëhemi bashkë me Shqipërinë heqim Anglinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?