Trajneri Tedesco ikën nga drejtimi i Shqipërisë U-17
Trajneri italian, Andrea Tedesco ka mbyllur aventurën në krye të Kombëtares U-17 të Shqipërisë. Ai ka konfirmuar largimin përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku falënderon Shqipërinë dhe shpreh gatishmërinë për sfidën e radhës.
”Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Shoh përpara për eksperiencën e radhës”, shkruan ai në profilin e tij zyrtar. 41-vjeçari mori drejtimin e kuqezinjve të vegjël në korrik të vitit 2024 dhe kulmi i zhgënjimit të tij ishte pjesëmarrja në Euro U-17, ku Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve, pas tre humbjeve të thella dhe pa asnjë gol të shënuar.
Përpara se të punonte me ekipin kuqezi, Tedesco kishte përvojë si trajner me Napoli U-19 si dhe me kombëtaren U-19 të Maltës. Largimi lë të hapur vendin e pankinës së Kombëtares U-17, me FSHF-në tashmë në kërkim të një pasuesi, ndërkohë që përgatitjet për turnetë e ardhshëm evropianë vazhdojnë.
KOHA JONË SONDAZH

