Trajnerit të Partizanit i ndodh një incident i papritur në duelin ndaj Skënderbeut
Trajnerit të Partizanit i ndodh një incident i papritur në duelin ndaj Skënderbeut. 5 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, ky është bilanci i 9 ndeshjeve të para të këtij sezoni të Partizanit nën drejtimin e trajnerit Franco Lerda. Të kuqtë kanë grumbulluar në total 17 pikë në fazën e parë, duke mbyllur në vendin e parë.
Fillimisht strategu italian u kritikua jo pak për fillimin e vështirë, por me kalimin e javëve, skuadra e të kuqve ka arritur që të shfaqë një lojë të mirë. Në duelin ndaj Skënderbeut, Lerdës, i ka ndodhur një incident i vogël, teksa gjatë momenteve që u ka dhënë udhëzime futbollistëve, i është gisur pak këmisha në pjesën e pasme.