Tramezzani-n e shkarkojnë në Qipro pas humbjes ndaj Qarabag-ut
Pasi u shpall kampion në Qipro, Paolo Tramezzani i ka dhënë fund që në humbjen e parë me Apoel-in në Europë. Ish-ndihmësi i Gianni De Biasit në kombëtaren tonë, pas humbjes 1-2 ndaj Qarabag-ut, është shkarkuar nga klubi.
“E falënderojmë trajnerin për bashkëpunimin dhe i urojmë më të mirën në karrierën e tij profesionale dhe jetën e tij personale”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Kujtojmë që skuadra e Garabag këtë sezon eliminoi edhe Partizanin në Champions League duke e mundur 2-0 në Azerbajxhan. /R.Lika-Koha Jone/