Tranjeri i ekipit kuqezi Sylvinho nderohet me “Shqiponja e Artë”, Rama: Je një shqiptar që po lind

Tranjeri i Kombëtares, Sylvinho merr çmimin “Shqiponja e Artë”. Çmimi iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama në ditën e Arbëreshëve. Rama tha se ia dha këtë çmim trajnerit të kombëtares për shkak se ai është “një shqiptar që po lind së shpejti”.

Këtë çmim, Sylvinho ia dedikoi pa dyshim lojtarëve kuqezinj, ku tha se pa ta nuk do të ishte aty ku është sot. “Dua të falënderoj të gjithë lojtarët, stafin, pa lojtarët nuk do ishte e mundur që të marr këtë çmim që për mua është një nder i madh”, tha trajneri.

Nga ana tjetër, Rama ka bërë me dije se është gati plani për ndërtimin e një muzeu Arbëresh në vendin tonë. Në fjalën e tij në seancën plenare dhe ndarjen e çmimeve “Shqiponja e Artë” në ditën Arbëreshe, Rama tha se ky muze do të jetë në kalanë e Skënderbeut.

SHKARKO APP