Tranjeri i kuqezinjve, Reja: Kombëtarja ka fituar 10 lojtarë të rinj

Trajneri i ekipit kuqezi, Edi Reja shprehet optimist për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe i vë theksin edhe një herë në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes, tek lojtarët e rinj dhe rinovimi i skuadrës.

“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë”,-tha trajneri i cili më pas ju rikthye edhe një herë ndeshjes në Tiranë me Lituaninë si skuadra e vetme që e ka mundur Shqipërinë në këtë grup.

“Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nëse. Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes”,-shtoi më tej.

SHKARKO APP