Transferimi i Muriqit te Lazio, përfitojnë edhe Teuta me Besën
Vedat Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio për 18 milionë euro teksa bomberi kosovar firmosi një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.
Nga transferimi i Muriqit te Lazio kanë mbushur arkat edhe Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës dy klubet që ndikuan në rriten si futbollist të 26-vjeçarit i cili përpara se të transferohej në Turqi te Giresunspor në sezonin 2013-2014 u aktivizua fillimisht me Teutës dhe më pas u huazua te Besa.
270 mijë euro nga 18 milionët që mori Fenerbahce do t’i derdhë në arkat e Teutës, ndërsa 90 mijë euro të tjera do të shkojnë për Besën e Kavajës,