Transferimi i Suarez te Juvja po vonohet për shkak të pasaportës së tij

Transferimi i Luis Suarez te Juventusi për momentin është i ndalur nga një problem në pasaportën e tij. Uruguaiani nuk bën pjesë në planet e Koeman, ndaj dhe këtë verë do të ndryshojë skuadër.

Por sipas “La Gazzetta dello Sport” ai duhet të kalojë një test për të marrë lejen për të jetuar dhe punuar në Itali. Në Spanjë Suarez ka përfituar nga pasaporta italiane e gruas së tij Sofia Balbi, por në Itali pasaporta e një bashkëshorti nuk mjafton që një individ të konsiderohet evropian.

Juventus, PSG dhe Atletico Madrid janë në garë për sulmuesin e njohur, por bardhezinjtë janë më të avantazhuar. Me shumë mundësi Suarez mund të ribashkohet sërish me Arthur Melon. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP