Transferimi te Paris SG, qindra tifoz në radhë për të blerë bluzën e Neymar (Video)

Futbollisti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, Neymar, ka bërë sensacion në Francë ende pa bërë prezantimin në ambientet e klubit të Paris SG. Në dyqanet e klubit parisien kanë nisur të prodhohen bluzat e personalizuara të brazilianit dhe të shumtë kanë qenë tifozët të cilët e kanë pritur me padurim këtë moment.
Siç shihet edhe nga një video e publikuar nga “Goal.com”, qindra tifozë të Parisit janë në radhë për të bërë të tyren një bluzë të Neymar.

“Superstar-i” brazilian ditët e fundit ka qenë i sulmuar nga tifozë të shumtë të Barcelonës të cilët e kanë konsideruar si tradhti lëvizjen e tij drejt Francës, por pas gjithë kësaj zhurme Neymar duket sa ka gjetur pak qetësi pas zyrtarizimit si futbollist i Paris SG.Kujtojmë që transferimi i tij klubit parisien i kushtoj 222 mln euro vetëm për të siguruar shërbimet, ndërsa në kontratën 5-vjeçare është parashikuar që futbollisti të fitojë në total 150 mln euro si pagë neto. Në total duke përfshirë edhe taksat që Paris SG duhet t’i paguajë qeverisë franceze operacioni i Neymar kap shifrën e 500 mln eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?