Trazira në “Air Albania”, tifozët boshnjakë edhe pse fituan godasin policinë (VIDEO)

Tifozët boshnjakë kanë krijuar dhunë në “Air Albania”, por mbetet ende e paqartë aryseja pasi ishin fitues me rezultatin 0-1 në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Conference League.

Në stadium ishin rreth 250 tifozë nga Bosnja të cilët u përplasën me forcat blu. Ata kanë përdorur karrige dhe shishe uji që i kanë lëshuar ndaj uniformave të policisë.

Tirana u mposht me rezultatin 1-0 nga boshnjakët e Zrinjski Mostarit, duke treguar limite shqetësuese në lojë, por edhe në aspektin psikologjik.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste për Tiranën pasi boshnjakët kanë kontrolluar pothuajse të gjithë ndeshjen, madje duke humbur edhe disa raste. Pjesa e dytë u mendua se do të ndryshonte për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi por situata mbeti ajo që u pa në pjesën e parë. Tirana duhet të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik.

SHKARKO APP