Trazira para ndeshjes Napoli-Chelsea, dy tifozë anglez përfundojnë në spital
Chelsea ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se dy tifozë të klubit anglez janë plagosur në Napoli gjatë natës, një ditë para ndeshjes së Champions League.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit londinez, incidenti ka ndodhur të martën në mbrëmje. Dy tifozët janë transportuar në spital dhe janë shtruar për trajtim, por fatmirësisht dëmtimet e tyre nuk konsiderohen të rënda.
Në të njëjtën deklaratë, Chelsea u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të tjerë që ndodhen në qytet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit të tyre dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë të dhëna përpara kësaj sfide.
Deklarata e plotë e Chelsea-t: “Klubi është në dijeni të një episodi që ka ndodhur të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë janë të shtruar në spital me plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’u kujtojë të gjithë tifozëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në qytet dhe të mbajnë parasysh këshillat e dhëna përpara kësaj ndeshjeje.”
KOHA JONË SONDAZH

