Trazirat në derbi, Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe Partizanin
Trazirat që u panë në derbin Tirana-Partizani, nuk do të kalojnë pa gjoba dhe dënime. Në një njoftim për mediat, Komisioni i Disiplinës bën me dije se Tirana ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, për sjelljen e gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Klubi bardheblu është dënuar me gjobë në masën 200.000 Lekë. Po ashtu urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania”. Edhe Partizani dënohet për sjelljen e gabuar të tifozëve, kjo me gjobë në masën 200.000 Lekë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.
Klubi i kuq urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania”. Pa dënim nuk ka shpëtuar dhe trajneri i Partizanit, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dhe tashmë do të mungojë në stolin e skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme