Tre arsye pse duhet të jetë ndeshja e parë Euro 2016, Francë-Shqipëri

 

Revista prestigjioze sportive franceze, “France Football” dëshiron që Kampionatin Europian ta hapë sfida mes vendit pritës dhe Shqipërisë.

Në numrin e saj të përjavshëm, në rubrikën “3 arsye për…”, shkruhet se Franca mikëpritëse duhet të luajë takimin e parë me kombëtaren kuqezi, e cila është debutuese në një kompeticion të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo do të varet nga shorti, nëse Shqipëria do të jetë sërish në një grup me Francën, si në kualifikueset e fundit. Kutjojmë se Franca si vend organizator zhvilloi vetëm ndeshje miqësore me ekipet e grupit tonë, pasi ishte e kualifikuar direkt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, revista sportive franceze shton faktin se dy nga futbollistët shqiptarë, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani luajnë me skuadrën e Nantes, një qytet i njohur ndryshe dhe si fatsjellës i gjelave.

Së treti, djemtë e De Biazit janë të vetmit që arritën t’i merrnin 4 pikë në grup skuadrës së Deshampit, ndonëse pikët ishin sa për statistikë.

Po ashtu, edhe në Botërorin 1998 kur Franca ishte organizatore e këtij eventi, luajti kundër një debutuesi në ceremoninë  hapjes, që ishte Afrika e Jugut. Në fund, fitoi Kupën e Botës.

Këto janë tre  arsyet sipas “France Football” pse Franca duhet të luajë ndeshjen hapëse të “Euro 2016” me Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?