Tre çarter nga Roma me familjarët e futbollistëve të verdhekuqve

Skuadra e Romës do të niset sot rreth orës 14:00 për në Tiranë, për të tentuar fitimin e trofeut të parë të Conference League, kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk do të jenë vetëm në Tiranë, pasi krahas shumë tifozëve, do të shoqërohen edhe nga të familjarë, të afërm e zyrtarë të klubit, teksa burime pranë verdhekuqve zbulojnë se janë organizuar tre fluturime çarter nga kryeqyteti italian në atë shqiptar.

Të gjithë futbollistëve u janë vënë në dispozicion nga 4 bileta për t’i shpërndarë për të afërm e miq, ndërsa Friedkin ka ftuar edhe të gjithë punonjësit e klubit, teksa tre çarterat pritet të ulen në Tiranë paraditen e nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?