Tre kandidatët zyrtarë për President të FSHF-së, zgjedhjet më 2 mars

Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova janë kandidatët zyrtarë për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja zyrtarizoi sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të Verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit.

Kurse kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF-së janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Swiss Digital Desktop Reklama

Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Bardhyl Jera
Envi Hicka
Ermal Tahiri
Ervin Canollari
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Vasil Bicaj
Ylli Ҫekiҫi

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?