Tre medalje, ceremoni vlerësimi për peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptarë, priti këtë të hënë delegacionin e peshëngritjes, e cila në botërorin e fundvitit 2021, arritit të sjellë 3 medalje, një të artë dhe dy argjendi me Briken Calja dhe vendin e katërt të Erkand Qerimajt.

Ka qenë një fond shtesë i momenteve të fundit nga KOKSH që ka suportuar financiarisht federatën e peshëngritjes dhe sportistët duke i dhënë një shtysë të rëndësishme për këto rezultate sipas presidentit Elez Gjoza.

Pikërisht ndihmën dhe këtë suport ndryshe nga olimpiadat e tjera kanë theksuar edhe dy sportistët që ngritën flamurin shqiptarë në Uzbekistan, duke theksuar faktin se dikur dyert e komitetit olimpik kanë qenë të mbyllura për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?