Tre muaj më parë, Kombëtarja kishte pronotuar për 11 ditë hotelin në Francë

Kombëtarja prenoton hotelin për 11 ditë në Francë

Prej tre muajsh, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë hyrë në bisedime dhe kanë bërë prenotimin e hotelit ku do të qëndrojnë gjatë kampionatit Europian në Francë, duke qenë se ishin shumë pranë kualifikimit dhe e prisnin një të tillë.  

Pasi arritën objektivin me sukses, ata kanë pronotuar edhe kompleksin ku do të kryejnë stërvitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që në ditët e ardhshme të mësohen detaje të tjera rreth këtyre vendeve, ku kuqezinjtë do të strehohen minimalisht 11 ditë, teksa kanë planifikuar vetëm ditët e fazës së grupeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

I sigurt është fakti se interesimi i tifozëve shqiptarë për bileta do të jetë tepër i madh. Shumë emigrantë jetojnë në Francë dhe në vendet të tjera përreth saj. Emigrantët që jetojnë në vendet afër Francës që tani kanë nisur prenotimet, që do të konfirmohen në muajin dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?