Tre raste të reja me koronavirus në skuadrën e Atletico Bilbaos

La Liga vihet në rrezik seriozë për rifillimin e sezonit. Nga testet të kryera para se të niste stërvitja e parë, te Betis janë zbuluar tre raste pozitive të lojtarëve, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.

Ky nuk është rasti i parë që konstatohen futbollistë me koronavirus në futbollin spanjoll gjatë këtyre ditëve. Renan Lodi i Atleticos, Alex Remiro i Bilbaos dhe Langel Herrera i Granadës janë rastet e zbuluar më parë.

Mbetet të shihet se si do të procedohet me këto skuadra, që kanë të prekur, ndërsa ditë më parë është njoftuar se mund të nisin stërvitjen me grupe të veçuara. La Liga mund të rinisë më 20 qershor, por ende nuk ka një konfirmim zyrtarë nga qeveria e vendit bask.

SHKARKO APP