Trezeguet sponsorizon Del Pieron: Mund t’i japë shumë Juventusit në këtë periudhë
Alessandro Del Piero mund të bëhet imazhi i ri i Juventusit, një hipoteze që është hedhur prej disa muajsh. Ish-kapiteni legjendar, një idhull për tifozët, shihet si zgjedhje e mirë i drejtues dhe nga ish-kolegu i tij në sulm. David Trezeguet.
“Alex është imazhi i Juves. Unë mendoj se mund të bëhet drejtues një ditë, mendoj se mund të jetë veçanërisht i dobishëm te Juventusi në këtë kohë”.
Bardhezinjtë së fundmi janë dënuar me 10 pikë nga Apeli i Federatës dhe janë në një periudhë krizë për një sezon që ka qenë i çuditshëm si brenda dhe jashtë fushave, me dënime të njëpasnjëshme. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

