Trincao e feston golin ndaj Betis me një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro

Francisco Trincao shënoi golin e tij të parë si lojtar i Barcelonës, kundër Betis. Për ta festuar ai i bëri dhuratë vetes një makinë e re. Portugezi i ka lejuar vetes një “Lamborghini Huracan EVO”, markë e re, që kushton 250.000 euro (e personalizuar dhe me shërbime shtesë), me 640 kuaj fuqi.

Kompania tregtuese “JM Automoción” ka publikuar në Instagramin e vet një foto të dorëzimit të “Huracan” të zi spektakolar. Lojtari i ri i Barçës, tek i cili po beson shumë Koeman në këtë sezon, pavarësisht konkurrencës së madhe që ka, shton dy gëzime në më pak se 24 orë. Goli i tij i parë në 27 ndeshjet, ku ka marrë pjesë, që kur u bashkua me Barçën, i cili i dha ekipit të tij tri pikë të vlefshme … dhe Lamborghini i ri.

Image result for trincao Lamborghini

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?