Tripper rrezikon dënimin, vendosi bast për transferimin e tij te Atletico

Kieran Trippier është akuzuar nga Federata Angleze për shkelje të rregullave kundër basteve në futboll. Mbrojtësi i Atletico Madrid, sipas gazetës Marca – rrezikon një dënim të ashpër që mund ta lërë jashtë fushave për katër muaj, siç ndodhi në Sturridge disa muaj më parë.

FA akuzon Trippier për vendosje bastesh për transferimin e tij nga Tottenham te Atletico Madrid në verën 2019. Nga ana e tij Trippier është shfaqur i qetë, dhe i ka komunikuar klubit spanjoll se është i pafajshëm.

Futbollisti anglez është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për të sqaruar pozicionin e tij. FA do t’i paraqesë një kërkesë FIFA-s për t’u interesuar nëse skualifikimi do të jetë i vlefshëm dhe në Spanjë. Në korrik të vitit të kaluar, Trippier, u pezulluar për dy jave, teksa vëllai i tij vendosi te Sevilla, edhe pse kjo lëvizje dështoi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP