Trishtim tek Partizani

Partizani e mbylli dje në mbrëmje aventurën e tij në Ligën e Kampioneve, pas dy humbjeve ndaj austriakëve të Salzburgut. Megjithatë nuk do të jetë ky largimi i “të kuqve” nga Europa, pasi ata do të vazhdojnë të luajnë në Ligën e Europës.

Pas humbjes dhe eliminimit të djeshëm, klubi i Partizanit ka shpërndarë edhe një mesazh për tifozët e zjarrtë. “Këtu mbaron ëndrra e Champions League por ëndrra Europiane vazhdon… Rikthehemi sërish pas dy javësh më të fortë dhe më të guximshëm. Të shkruajmë së bashku historinë e LEGJENDËS me gërma të arta në sfidën e ‘play off’-it të Europa League!!”, thuhet në mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?