Triumf i dyfishtë i Ferrarit në Bahrein, Verstappen nuk mbyll dot garën

Charles Leclerc me Ferrari ka fituar garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, gara e parë sezonale zhvilluar në pistën e Sakhir. Piloti monegask i Ferrarit e nisi garën nga “pole position” që pat fituar të shtunën dhe e kryesoi atë gjatë gjithë 57 xhirove, duke e merituar plotësisht fitoren.

I dyti u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull e Max Verstappen, katër xhiro nga fundi, duke u tërhequr nga gara.

I treti u klasifikua piloti britanik Leëis Hamilton me Mercedes, i cili përfitoi nga problemet që pati makina Perez me motorrin. Max Verstappen u tërhoq 4 xhiro nga fundi, ndërsa Sergio Perez bëri një gabim në xhiron e fundit, duke fikur makinën në mesin e pistës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?