Triumfi ndaj Ukrainës, Armand Duka: Sukses i merituar i Kombëtares

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e cilëson si fitore të merituar suksesin ndaj Ukrainës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, Duka shkruan se ekipi tregoi forcë, karakter dhe besim, pavarësisht disavantazhit.

“Miq e sportdashës! Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!

Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari.

Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shteruese momentet e pasigurive tona. Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar!

Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!

SHKARKO APP