Tronditet Bajerni, Kimish dhe Sane drejt Barcelonës

Raportimet e fundit nga Spanja me siguri do të trondisin Bajernin, shefat e klubit dhe tifozëve, vetëm pak orë pas fitoresh me Borusia Mynshengladbah.

Sipas gazetës spanjolle “El Nacional”, përmes “DeadlineDayLive”, Leroi Sane dhe Joshua Kimish thuhet se kanë rënë dakord të dy për t’iu bashkuar gjigantëve të La Ligës, Barcelonës, si agjentë të lirë gjatë verës. Ata po hyjnë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjeve të tyre, duke i bërë ata të drejtë për transferime falas nga 1 korriku.

Dhe, pavarësisht interesimit nga disa skuadra të Premier Ligës, duket se Sane e Kimish kanë vendosur të jenë pjesë e Barcelonës dhe të ribashkohen me ish-menaxherin Hansi Flik. Ndërsa luante nën drejtimin e trajnerit gjerman, Sane shënoi 10 gola dhe asistoi 12 në 44 ndeshje. Sidoqoftë, Leroi ka pasur vështirësi të përsërisë këtë formë në sezonin 2024/ 25 deri më tani, pasi ai ka vetëm pesë gola dhe një asistim në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë.

Mund të jetë e mundur që Bajern Mynih të mendojë se mund të jetë koha për të ndarë rrugët me 29-vjeçarin, pavarësisht raporteve fillestare që sugjeronin se ata do të ishin të prirur për të zgjatur qëndrimin e tij në “Allianz Arena”. Ndërkohë Joshua ka bërë më shumë paraqitje për Flik se çdo trajner tjetër në karrierën e tij, duke luajtur për “timonierin” gjerman në 74 ndeshje gjatë kohës së tij në Bajern Mynih.

Në këto takime, mesfushori shënoi 12 gola dhe asistoi 26 të tjerë, duke e bërë atë pjesë të pazëvendësueshme të skuadrës së Hansit. Prandaj, nuk është befasi që disa klube raportohet se kanë shprehur interes për nënshkrimin e 29- vjeçarit nëse ai vihet në dispozicion falas gjatë verës.

SHKARKO APP