Tronditet Barcelona, Luis Suarez rrezikon një mungesë të gjatë

Nuk ka paqe në shtëpinë e Barcelonës. Pas eliminimit në Superkupën e Spanjës nga Atletico Madrid, skuadra blaugrana rrezikon që të humbasë për një kohë të gjatë edhe Luis Suarez.

Sipas asaj që raporton gazeta “Sport”, sulmuesi ditën e sotme do të kryejë disa kontrolle për të parë shkallën e dëmtimit në gju, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse uruguaiani do t’i nënshtrohet operacionit, atëherë ai do të mungojë më  e pakta për disa javë jashtë fushave të lojës. Suarez është një nga elementë thelbësor të ekipit blaugrana dhe mungesa e tij do të sillte shumë probleme duke marrë në konsideratë faktin që Barcelona nuk ka asnjë sulmues tjetër qendror në dispozicion. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP