Tronditet Bayerni, Harry Kane përfundon 4 javë jashtë fushave

Bayerni është në alarm. Sulmuesi kryesor i bavarezëve, Harry Kane, do të mungojë në ndeshjen e sotme kundër Borussia Monchengladbach për shkak të një problemi fizik.

Mungesa e kapitenit të Anglisë ka ngritur menjëherë shqetësime te tifozët e Bayernit, veçanërisht përpara sfidës së rëndësishme të së martës kundër Atalanta në Bergamo. Kjo përballje është e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-finales në UEFA Champions League.

Megjithatë, vetë sulmuesi ka tentuar të qetësojë situatën. Në një deklaratë për Bild, Kane ka theksuar se problemi nuk është serioz. “Nuk është asgjë e rëndë”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë është edhe trajneri i Bayernit, Vincent Kompany. Në konferencën për shtyp, tekniku belg shpjegoi se bëhet fjalë vetëm për një goditje në pulpë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ka marrë një goditje në pulpë dhe ende nuk është rikuperuar plotësisht. Është thjesht një goditje, asgjë serioze. Mund të duhen edhe një ose dy ditë që të jetë sërish i gatshëm, por jemi të qetë. Sigurisht do të donim ta kishim në dispozicion, por këto gjëra ndodhin në futboll. Presim që të jetë gati për ndeshjen ndaj Atalantës”, u shpreh Kompany.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?