Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta agjenti Mino Raiola

Ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një kancer në mushkëri, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohet prej disa muajsh.

“Me një dhimbje shumë të madhe lajmërojmë ndarjen nga jeta të Mino-s, menaxheri më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave. Ka luftuar deri në momentin e fundit me të gjitha forcat dhe na ka bërë të ndihemi krenar edhe një herë për të pa e kuptuar”, ka qenë mesazhi i familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mino Raiola është italo-holandez dhe është bërë mjaft i njohur duke përfaqësuar futbollistë si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Gigio Donnarumma e së fundi Erling Haaland, për transferimin e të cilit ishte duke negociuar me disa klube.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?