Tronditet Interi, dyshime për parregullsi në blerjen e klubit nga Tohir
Blerja e Interit nga sipërmarrësi indonezian, Erik Tohir ka përfunduar në hetimin e “Guardia di Finanzia” në itali, për shkak se dyshohet në parregullsi për formimin e kapitalit për blerjen e klubit. Oparacioni në vitin 2013 është mbyllur me blerjen e 30% të aksioneve që zotëroheshin nga ish-presidenti Masimo Morati, të barabarta në shumën e 79 milionë eurove.
“La Stampa” raporton se po bëhet një hetim i hollësishëm për të vërtetuar nëse është shkelur ligji 231 i vitit 2007 lidhur me legjitimitetin e origjinës së parave të përdorura nga Tohir. Dyshimi është se i gjithë procesi i ndjekur nga vetë presidenti indonezian ka përshkuar një rrugë, që për hetuesit nuk është e qartë, ndaj dhe do të pyeten personat e përfshirë në rikapitalizimin e zikaltërve.
Hetimet do të jenë të ngjashme me ato të Milanit më 5 dhjetor të vitit 2017. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

