“Tronditet” Juventus, Suarez nuk mund të transferohet në Torino këtë verë

Luis Suarez nuk mund të bëhet një futbollist i Juventusit gjatë kësaj vere. Mediat në Spanjë shprehen të bindura se procedura për pajisjen me pasaportë italiane për sulmuesin uruguaian nuk mund të ndodhë para datës 6 tetor, që është edhe dita e fundit të transferimeve.

Juventus para kësaj date do të publikojë edhe listën e lojtarëve për Champions League, teksa në të nuk mund të përfshihet Suarez për shkak të afateve kohore.

Në këtë mënyrë duket se për sulmuesin e ardhmja komplikohet edhe më shumë. Nuk përjashtohet mundësia e një lëvizje në Madrid, atje ku Simeone e pret krahëhapur për të formuar një dyshe fantastike me një tjetër portugez, si Joao Felix. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP