Tronditet Kosova, pa “bishën” Muriqi ndaj Çekisë dhe Anglisë

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertë ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendosë shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës.

 

Trajneri Bernard Challandes ka marrë një lajm tronditës paraditen e sotme, pasi sulmuesi kryesor i skuadrës Vedat Muriqi, nuk do të jetë gati për këtë takim. Sulmuesi i Fenerbahce u dëmtua në një ndeshje të kampionatit turk dhe dje u stërvit veçmas shokëve të skuadrës, por sot u konfirmua se nuk mund t’ia dalë si për takimin ndaj Çekisë, ashtu edhe atë ndaj Anglisë.

Kosova renditet në vendin e tretë, me një pikë më pak se Republika Çeke, ndërsa do t’i duhet fitorja në sfidën e të enjtes, për të mbetur në garë për kualifikim.

SHKARKO APP