Tronditet Lazio, kapiteni boshnjak i bardhekaltërve disa javë jashtë fushave

Lazio merr një goditje nga infermieria në momentin e saj më të mirë.  Senad Lulic do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për një problem në kavilje dhe parashikimet më optimiste janë për një mungesë prej të paktën 6 javësh në fushat e lojës.

Futbollisti 34-vjeçar prej kohësh kryente një program specifik, por duket se konkluzioni final i mjekëve është që nuk mund të rikuperohet pa operacion dhe ndërhyrja kirurgjikale pritet të kryhet këto ditë.

Inzaghi tashmë do duhet t’i besojë brazilianit Jony në krahun e majtë, një futbollist i ardhur vetëm këtë verë te bardhekaltrit, por që është përshtatur shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?