“Tronditet” Liverpooli, Luis Diaz mungon deri në fund të vitit
Liverpool humbet një nga futbollistët më të mirë për pjesën e mbetur të këtij viti, Luis Diaz. Sulmuesi kolumbian ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit gjatë një përplasje me Thomas Partey në ndeshjen ndaj Arsenal.
Ky dëmtim, detyron sulmuesin kolumbian të qëndrojë jashtë fushave shumë gjatë, teksa pritet të rikthehet në vitin 2023. Një problem më shumë për ekipin e Klopp, që këtë sezon ka vuajtur jo pak në kampionat dhe në Champions.
Largimi i Mane ka shkaktuar jo pak probleme në fazën e avancuar, ndërkohë që Mohamed Salah nuk është në formën e tij më të mirë.