“Tronditet” Liverpuli, Salah braktis mes lotësh fushën e lojës (VIDEO)
Ka zgjatur vetëm 30 minuta finalja më e rëndësishme e jetës së Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian ka lënë fushën e lojës pas një dëmtimi në shpatull.
Serxhio Ramos ka ndërhyrë në mënyrë të ashpër duke e “plasur” në tokë, dhe duke i shkaktuar një dëmtim. Salah provoi të vijonte lojën, por ai ndjente dhimbje, dhe më pas është ulur në fushë, duke kërkuar zëvendësim. Egjiptiani nuk i ka mbajtur dot lotët në momentin e daljes nga fusha, duke i lënë vendin Lallana./Koha Jonë/
Mohammed Salah goes off in tears ?
More than just a game. pic.twitter.com/YoLIMwj4Nx
— Zeeshan (@FinishRonaldo) May 26, 2018
KOHA JONË SONDAZH

