Tronditet Milani, Ibrahimovic largohet me paterica nga stërvitja
Lajm i keq në shtëpinë e Milanit, teksa Zlatan Ibrahimovic është dëmtuar në pulpën e këmbës në stërvitje. Sulmuesi suedez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vendosur edhe entitetin e dëmtimit, por frika e madhe është se bëhet fjalë për diçka serioze dhe se me moshën e tij, shtatlarti mund të ketë mbyllur sezonin.
Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen stërvitore në fund të seancës: Ibrahimovic ka bërë një shkëputje për të arritur një top të gjatë dhe ka ndjerë një dhimbje në pulpë.
Milani i druhet faktit se mund të ketë një përfshirë edhe të tendinës së Akilit, teksa sulmuesi ka braktisur Milanelon me paterica. Ai rrezikon të mbetet 30-45 jashtë fushave.