Tronditet Milani, presidenti i kuqezinjëve pranë burgut, ja arsyeja

Ky sezon po rezulton një makth i vërtetë për ekipin e Milanit.

Si të mos mjaftojnë rezultatet negative në javët e fundit, një tjetër telash për kuqezinjtë. Bëhet fjalë për presidentin Paolo Scaroni, i cili rrezikon të dënohet me 6 vite burg, pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeri!

Skaroni doli i pafajshëm në shkallën e parë, teksa pas apelimit të bërë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 6 vite dhe 4 muaj burg! Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm, teksa pritet të mësohet me mjaft kureshje se cili do të jetë fati i presidentit të Milanit!

SHKARKO APP