Tronditet Seria A, 14 lojtarë dhe anëtarë të stafit të Genoa-s pozitivë me COVID-19, një ditë pas transfertës në Napoli

Seria A është tronditur nga lajmi më i fundit se 14 lojtarë dhe anëtarë të klubit të Xhenovas janë pozitivë me COVID-19.

Prej dy ditësh tek Genoa po shfaqen raste pozitive, fillimisht me portierin Perin dhe Schone por tashmë mediat italiane flasin për 8-10 lojtarë dhe disa anëtarë të stafit.

Dhe pikërisht infektimi i gjithë këtyre vjen një ditë pas transfertës në Napoli, aty ku xhenovezët humbën thellë 6-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndëkohë testimet vijojnë tek Xhenova teksa me gjithë këto humbje nuk dihet si do të vijojë fati i ekipit italian apo dhe rrjedha e Serisë A, që në tetor kishte në plan të rikthente tifozët në stadiume.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?